Foto, Ilustrim

Me maska e të armatosur, mbrëmë u regjistrua një grabitje në një market në Prishtinë

Mbrëmë pak para mesantës tre persona kanë lajmëruar policinë për një grabitje e cila dyshohet se ka ndodhur në një market. 

Ngjarja u regjistrua në Rrugën “B” ndërsa sipas punëtorëve të marketit, të dyshuarit ishin me maska. 

Sipas deklaratës së tyre, kanë qenë dy persona të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale dhe se të njëjtit kanë qenë edhe të armatosur. 

Nga marketi sipas deklaratave të punëtorëve janë marrë para kesh dhe më pas dy personat e dyshuar të maskuar janë larguar në drejtim të panjohur. 

Rasti është duke u hetuar nga organet e hetuesisë në polici.