Me masat e reja i kufizohet ora e lëvizjes të moshuarve

Me masat e reja të parapara sot për menaxhimin e pandemisë perosnave mbi 65 vjeç i lejohet dalja vetëm nga ora 06:00 deri në orën 10:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 19:00.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se jashtë këtij orari kanë të drejtë të dalin vetëm për nevoja shëndetësore.

Ndërsa propozimi tjetër për personat mbi 60 vjeç dhe sëmundje kronike është që të lirohen nga paraqitja në punë dhe angazhimi i tyre të kalojë online.

Ministri Zemaj sot ka propozuar edhe masa tjera për sektorët e tjerë.