Ministri paralajmëron masa të reja anti-COVID për gastronomi, qendra tregtare e studime

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka treguar sot masat e reja të propozuar për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Pas mbledhjes së Komitetit për pandeminë, masat e propozuara janë:

Është e domosdoshme të reduktohet numri i stafit në nivelin qendror, lokal, instiucionet qendrore dhe lokal dhe institucionet publike dhe private.

Institucionet që do punojnë me kapacitetet të plota janë shëndetësia dhe siguria.

Propozimi është që personat mbi 60 vjeç dhe me sëmundje kronike të lirohen nga  paraqitja në punë  dhe anagzhimi i tyre të kaloj online.

Personave mbi moshën 65 vjeçare i lejohet dalja nga ora 06:00 deri në orën 10:00 dhe nga 16:00 deri në orën 19:00 dhe jashtë këtij orari kanë të drejtë të dalin vetëm për nevoja shëndetësore.

Është paraparë që ligjëratat në univeristetet publike dhe private të zhvillohen vetëm online ndërsa provimet, puna praktike, laboratorike të mbahen fizikisht duke I respektuar masat.

Të gjitha qendrave tregtare iu ndalohet puna nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Të gjitha subjketet që ofrojnë shërbime gastronomike, restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme iu ndalohet puna nga ora 21:00 deri në orën 05:00 përveç shërbimeve ‘take aëay.”

Brenda institucioneve shëndetësore duke bërë dezinfektim të vazhdueshëm.

Është në diskutim që ekipet mjeskësore të QKMF-së  bashkë më Policinë a do të duhet të bëjnë kontrollime në pikaty e kalimit kufitar, atyre që janë më të frekeuntuara.

Shtabet komunale, drejtoritë për shëndetësi komunale dhe QKMF-të personat e infektuar të vihen në mbikqyrje për dy javë.

Konviktet dhe Mensa e Studentëve punojnë  vetëm në bazë të rekomandimeve.

Institucionet publiko-private të zbatojnë masat nëse nuk repektohen pasojnë ndëshkimet sipas ligjit.

Zemaj tha se çdo vendim që merret sot vazhdon deri në vendimin tjetër.

Vendimi do të hyn në fuqi pas nënshkrimit të ministrit Armend Zemaj.

“Presim që nesër të jemi të gatshëm. Gjatë ditës sot presim të ju njoftojmë” tha Zemaj.