Mbi 600 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 617 raste të reja me COVID-19, nga 5 mijë e 482 testime të kryera.

Ndërsa tre qytetarë e kanë humbur betejën me virusin. Viktimat janë dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-67 vjeç dhe një qytetare nga Elbasani 75 vjeçe.

Janë shëruar 284 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200 mijë e 465 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Në Shqipëri janë 5 mijë e 836 raste aktive me COVID-19./21Media