Mbi 4 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 4,225.

Vetëm të premten nga 3,283 teste të kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike 1,219 persona kanë rezultuar pozitiv, me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 257 persona, ndërkaq në total numri i rasteve aktive është 4,225.

Nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 3,146 persona.

Ministria e Shëndetësisë më tej njofton se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 267 persona, ndërsa në total numri i dozave të administruara është 1,832,226. /Telegrafi