Mbi 3 mijë e 400 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

3 mijë e 406 raste janë aktive me COVID-19 në Kosovë sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Gjatë 24 orëve të fundi, 157 raste të reja janë konfirmuar dhe 4 raste të vdekjes.

Numri total i rasteve pozitive është 12.840  nga 48.743 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 492 raste të vdekjes.

Kurse, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.942 raste.

Rastet pozitive sipas komunave janë: Prishtinë 52, Gjilan 15, Gjakovë 12, Prizren 12, Vushtrri 11, Ferizaj 7, Malishevë 6, Fushë-Kosovë 5, Podujevë 5, Kamenicë 4, Mitrovicë 4, Drenas 3, Dragash 2 , Lipjan 2, Obiliq 2, Pejë 2, Rahovec 2, Shtime 2, Suharekë 2, Viti 2 dhe me nga një rast komunat Deçan, Graçanicë, Kaçanik, Skenderaj dhe Zubin Potok.