Ilustrim

Mbi 26 mijë votat me kusht pritet të numërohen sot

Sot nis edhe numërimi i votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Numërimi fillon nga ora 16:00 në QNR.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150.

“Këto vota do t’i nënshtrohen kontrolleve, krahasimeve dhe verifikimeve me votuesit e rregullt dhe atëherë do të kemi të qartë se sa prej tyre aprovohen dhe sa refuzohen. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave të ardhura nga Serbia ka përfunduar mbrëmë.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar rreth 3.000 vota të ardhura nga Serbia. Rezultati i këtyre votave pritet që të publikohet gjatë ditës së sotme.

Koalicioni Nisma-AKR-PD tërheq vëzhguesit nga QNR

.