Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rezultatet e votave me kusht për kandidatët për kryetar të Prishtinës

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja dhe rrethana të veçanta të rundit të dytë për kryetarë të 21 komunave, që u mbajt të dielën më 14 nëntor.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë ditës së zgjedhjeve janë hedhur 10,303 vota të cilat janë vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, janë konfirmuar 9,313 vota me kusht, ndërsa janë refuzuar 990.

Më poshtë gjeni rezultatet e votave me kusht për kandidatët për kryetar të Prishtinës:

Arben Vitia nga LVV mori 1,163 vota,

Përparim Rama nga LDK mori 1,072 vota.

Sipas rezultateve ende preliminare, kandidati i LDK-së, Përparim Rama, ka fituar në balotazhin e 14 nëntorit, duke e mposhtur në garën për kryetar të Prishtinës kandidatin e LVV-së, Arben Vitinë.