Mbi 2,200 profesionist shëndetësor e staf mbështetës në përkujdesje të pacientëve me COVID-19

789 pacientë janë të shtrirë në pesë klinikat për COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në shtatë spitalet rajonale në vend.

Për të gjithë pacientët e shtrirë është një staf i tërë që përkujdeset për secilin pacient.

Në mënyrë që kujdesi të jetë sa më i lartë mbi 2,200 mjeke e infermier së bashku me stafin mbështetës janë në krye të detyrës. Por, ky staf është në shërbim të qytetarëve edhe për rastet e shumta të sëmundjeve të ndryshme që kanë numër i madh pacientësh në mbarë vendin.

“Aktualisht i kemi mbi 2,200 profesionit shëndetësorë dhe staf mbështetës të cilët janë duke u kujdesur 24 orë për këta pacientë”, tha drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës në Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës Epidemiologjike.

Por, jo vetëm sonte, tash e më shumë se një vit, Kosova është në luftë me virusin vdekjeprurës SARS-CoV-2, për një vit pa asnjë ditë pushimi është stafi shëndetësor e mbështetës në krye të detyrës.

Virusi preku edhe vet mantelbardhët, rreth 2,500 prej tyre janë infektuar, madje dy mjekë në QKUK janë riinfektuar me coronavirusi ditë më parë.

Në anën tjetër, virusi ka privuar nga jeta 28 mjek e infermierë në Kosovë.

Afër 2,500 mjekë e infermier të infektuar me coronavirus, 28 kanë vdekur