Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbi 1 mijë gjoba komunikacioni brenda 24 orëve

Policia e Kosovës u ka ndarë mbi 1 mijë gjoba ngasësve që kanë bërë kundërvajtje në komunikacionin rrugor, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare policore, saktësisht janë shqiptuar 1,003 dënime ndaj qytetarëve që kanë bërë shkelje të rregullave në trafik.

Për tejkalim të shpejtësisë, sipas Policisë së Kosovës, janë ndëshkuar 483 shoferë. Për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, janë ndëshkuar 263 shoferë, ndërsa për mos vendosje të rripit të sigurisë, janë dhënë 257 gjoba.

Polica e Kosovës përmes kampanjave të ndryshme shpeshherë u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat në trafik dhe të kenë kujdes gjatë ngasjes.

Sipas Policisë së Kosovës, krahas angazhimeve të tjera, ata do të vazhdojnë me punën për forcimin e rregullit si dhe disiplinimin e pjesëmarrësve në komunikacion.