Mbahet mësimi online për të miturit e burgosur në Lipjan

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur dhe në Qendrën Edukative Korrektuese në Lipjan, ka filluar zhvillimi i mësimit online për të miturit e të dyja qendrave.

Sipas njoftimit mësimi online po zhvillohet nga mësimdhënësit e angazhuar nga Komuna e Lipjanit, përkatësisht mësimdhënësit nga SHFMU “Ismail Luma” dhe SHMP “Adem Gllavica” në Lipjan.

Mësimi online po organizohet tash e një muaj për të gjithë nxënësit filloristë të Kosovës.

Duke klikuar në këtë link ju mund të ndiqni mësimet online nga klasa e parë deri në klasën e 9-të.