Masat e reja kundër COVID-19 të propozuara nga IKSHP

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramdani në një intervistë mbrëmë në T7 ka thënë se institucioni që ai drejton ka rekomanduar masa të reja kundër COVID-19.

Ramadani tha se këto masa pritet që gjatë kësaj jave të fillojnë aplikimin.

Disa nga masat e reja kundër coronavirusit janë:

 Do të kërkohet testi PCR ose vetizolimi 7 ditë nga persona që hyjnë në Kosovë

Të ndalohet grumbullimi i njerzëve më shumë se 5 persona në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme

Në sektorin e gastronomisë, tavolinat të jenë në distancë prej 2 metra

Të obligohen qytetarët që në çdo institucion të bartin maskat e tyre, si dhe në vendet e tyre të punës

Të përgjysmohet kapaciteti i autobusëve dhe të mos pranojnë udhëtarë të cilët nuk kanë maska

Të ndalohen aktivitetet rekreative kulturore në ambiente të mbyllra dhe të hapura ndërsa  fitneset, pishinat dhe sportet individuale do të zhvillohen në përputhje me Manualin për mbrojtje nga COVID-19.