Ilustrim

Masat e reja, këto janë dëshmitë që nevojiten për të hyrë në Mal të Zi

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar për masat e reja kundër COVID-19 që janë miratuar në Malin e Zi.

Sipas njoftimit, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Malin e Zi, janë miratuar masa të reja kufizuese.

Për tu futur në Mal të Zi, secili qytetarët duhet të ketë me vete një nga katër provat, dëshmi të vaksinimit (një ose të dyja dozat), një test negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi e COVID19 ose një test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Masat e reja hyjnë në fuqi nesër (e shtunë) dhe vlejnë deri me 10 shtator.