Marrëdhëniet e oponentëve me Rusët temë e konferencës së Kadri Veselit

Në konferencën e tij të fundit Kadri Veseli ka tentuar të shpjegojë aktivitetin e Opozitës, të cilët sipas tij merren më shumë nëse Trump është me Rusinë apo Pence me Serbinë.

Këto komente ai i ka bërë kur foli për ofertën, që sipas tij PDK e kishte bërë me platformën e dialogut. “Kemi paraqitur platformën e Kosovës ku shteti integriteti sovraniteti janë të pacenueshëm ku asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive për shkak se nuk duam një republikë Srpska në Kosovë” ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se opozita ka zgjedhur rrugë tjetër.

“Kanë zgjedhur rrugën që të luftojnë më shumë me SHAB-në, kanë zgjedhur rrugën të kuptojnë se a është Tumpi me Rusinë apo Pence me Serbinë? Trumpi e Pence janë me Kosovën qysh kanë qenë përjetë SHBA me Kosovën Këto zëra janë ata që duan Rusinë e Serbinë ta sjellin në Kosovë” ka thënë Veseli.

Ai ka thirrur për një debat konstruktiv ndërsa ka thënë se ka parë disa zëra që tentojnë lidhje edhe me Rusinë.

“Ka filluar një eufori si me fol kundër Rusisë ma lehtë flet kundër Amerikës se kundër Rusisë. Shikoni vetëm tendencat, Putini nuk është aleat i Kosovës Trump është aleat i Kosovës, Medvedevi nuk është aleat i Kosovës, Princi është aleat i Kosovës. Ky është një qëndrim 30 vjeçar dhe ja kemi pa hajrin si Kosovë. Tash disa patriotëve ju ka ardhur me gjet disa partner të tjerë” ka thënë Veseli.