
Mamushë, një i mitur goditet nga vetura
13.11.2022 - 10:40
Një person i moshës mitur ka pësuar lëndime trupore, pasi që është goditur nga një veturë, gjatë ditës së djeshme në Mamushë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00, ndërsa viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor.
Rasti është duke u hetuar.