Foto: Ilustrim

Policia: Municion i prodhuar më 1912 gjendet në Mamushë

195 copë fishekë të kalibrit 5.6mm. të prodhuara në vitin 1912 janë gjetur dje në Mamushë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Municioni në fjalë, i pashpërthyer u gjet nga një burrë që më pas njoftoi Policinë e Kosovës.

Këta fishekë, qytetari nga Mamusha i gjeti në baltë në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas njoftimit të Policisë, njësitet e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar zonën.

Aty është paraqitur edhe njësiti për deminim që i ka tërhequr 195 copë fishekë.

Policia ka thënë se nuk është raportuar për ndonjë incident.