Mallakastër, djali me probleme mendore vret babanë

Policia shqiptare ka njoftuar se sot i dyshuari M.M., 30-vjeçar, i cili është thënë se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka vrarë babanë e tij, Q.M., 73-vjeçar.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në fshatin Greshicë, Mallakastër.

Policia ka thënë se vrasja e viktimës është bërë me sende të forta.

Gjithmonë duke iu referuar njoftimit të Policisë së Shtetit, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e të dyshuarit, i cili është thënë se është larguar nga vendngjarja.