Foto: Ilustrim

Malishevë, vdes një person nga rrokullisja me traktor

Një person ka vdekur dje rreth mesditës në Malishevë si pasojë e rrokullisjes me traktor.

Vdekjen e personit e ka konstatuar ekipi mjekësor, njofton Policia.

Të dhënat e Policisë vënë në pah që viktima duke vozitur traktorin ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Ndërsa, pasagjeri është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me urdhër  të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.