Këshilli i Sigurimit i OKB-së - Foto: REL/UnitedNations

Macron kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas zhvillimeve Rusi-Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thirrur takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Siç raporton CNN, presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për të njohur rajonet separatiste të Ukrainës lindore, tha të hënën Pallati Elysée në një deklaratë për shtyp.

“Kjo është padyshim një shkelje e njëanshme e angazhimeve ndërkombëtare të Rusisë dhe një sulm ndaj sovranitetit të Ukrainës”, theksoi Presidenca franceze.

“Macron po kërkon një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe miratimin e sanksioneve evropiane të synuara”, tha gjithashtu Elysée.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar të hënën dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, të cilat kontrollohen pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Moska.

Rreth vendimit për të njohur këto rajone është informuar lideri francez, Emmanuel Macron dhe ai gjerman, Olaf Scholz, është thënë në deklaratën e Kremlinit.

Putin e ka nisur fjalimin e tij para kombit duke diskutuar për historinë dhe duke thënë se Ukraina moderne është “krijuar” nga Rusia.

Putin njeh pavarësinë e rajoneve në lindje të Ukrainës