Parlamenti francez e kundërshton projektligjin e presidentit Macron për imigracionin

Parlamenti francez nuk e ka votuar të hënën një projekt-ligj kryesor të imigracionit të qeverisë së Presidentit Emmanuel Macron, duke bërë që ministri i tij i brendshëm i profilit të lartë ta ofrojë dorëheqjen për “dështimin”.

Macron hodhi poshtë ofertën e ministrit të Brendshëm Gerald Darmanin për të dhënë dorëheqjen, në vend të kësaj e urdhëroi atë të gjente mënyra të reja për ta thyer bllokadën dhe për të shtyrë legjislacionin.

Asambleja Kombëtare e dhomës së ulët e ka miratuar një mocion për ta hedhur poshtë projektligjin e diskutueshëm të imigracionit duke mos e debatuar atë paraprakisht.

Pas bisedimeve në Pallatin presidencial Elysee, Macron e ka hedhur poshtë ofertën e Darmanin për të dhënë dorëheqjen dhe i kërkoi atij “të paraqesë propozime për të vazhduar tutje duke e tejkaluar këtë bllokadë dhe duke marrë një ligj efektiv”, thotë njoftimi zyrtar presidencial.

I propozuar fillimisht nga qeveria qendrore e Macron me një përzierje hapash për të dëbuar më shumë njerëz pa dokumente dhe për ta përmirësuar integrimin e emigrantëve, teksti i projektligjit anon fort drejt zbatimit pas kalimit të tij në Senat, i cili kontrollohet nga e djathta.

Duke folur në Asamblenë Kombëtare, Darmanin e mbrojti projektligjin, i cili i kufizon më tej mundësinë e migrantëve për të sjellë anëtarë të familjes në Francë, shtetësinë e të drejtës së lindjes dhe përfitimet e mirëqenies.

Ai u kërkoi ligjvënësve të mos i bashkojnë forcat për të mos e votuar mocionin të paraqitur nga të Gjelbërit.

Pavarësisht lutjeve të tij, Asambleja Kombëtare e mbështeti mocionin për ta refuzuar projektligjin me 270 vota kundër 265./HESPRESS 

Përgatiti: Nuhi Shala