Luljeta Buçinca - Zhubi zgjedhet u.d. e spitalit të Mitrovicës

Nga 1 qershor spitali rajonal në Mitrovicë është nën udhëheqjen e infektologës, Luljeta Buçinca – Zhubi.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Zyra për Media e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

KALLXO.com poashtu ka telefonuar edhe vetë Buçinca – Zhubi.

“Në postin e u.d. jam nga një qershori”, tha ajo për KALLXO.com.

Për rreth gjashtë muaj këtë pozitë kishte qenë specialisti i gjinekologjisë, Sadik Fejza.

Ndërsa në nëntor të vitit të kaluar, Enis Istrefi ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit.

Edhe pse vetë Istrefi nuk pati folur për arsyet e shkarkimit, nga ShSKUK kishin deklaruar se shkarkimi ishte bërë për shkak të performancës.

Shkarkohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës