Shkarkohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Enis Istrefi, është shkarkuar nga kjo pozitë.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK) ka konfirmuar për KALLXO.com se shkarkimi i Istrefit është bërë “Për shkak të performancës jo të kënaqshme”.

Enis Istrefi e ka konfirmuar për KALLXO.com shkarkimin ndërsa nuk ka dashur të komentojë arsyet e shkarkimit të tij.

“Po jam shkarkuar dhe nuk kam koment për këtë”, tha  Enis Istrefi.

Enis Istrefi është shkarkuar dje, pas raportimeve se trupi i një të vdekuri nga COVID-19 qëndroi për disa orë në spital..

Pas shkarkimit të Istrefit, ushtrues detyre i drejtorit është emëruar Sadik Fejza, specialist i gjinekologjisë.