Luhatëset rozë tek muri ShBA-Meksikë fitojnë çmim për dizajn

Përderisa një mur zakonisht dizajnohet për t’i ndarë njerëzit, një instalacion me  luhatëse i bëri njerëzit bashkë në dy anët e kufirit Meksikë-ShBA, raporton BBC

Dhe tani, muri ‘Teeter Totter’ ka fituar çmimin e vitit ‘Dizajni Beazley’ që menaxhohet nga Muzeu per Dizajne i Londrës.

Këto luhatëse janë vendosur mes hapësirave ndarëse të murit dhe bënë që njerëzit nga dy vendet të luajnë bashkë.

Luhatëset janë vendosur në Ronald Rael dhe Virginia San Fratello në zonën Anapra të Ciudad Juarez, Meksikë.

Edhe pse këto luhatëse ishin vetëm për 20 minuta, xhirime të njerëzve në to u bënë virale.

Krijuesit kanë shpenzuar 10 vite në këtë projekt dhe thanë se kanë dashur të flasin për çështjen e kufirit në “një mënyrë shumë të sinqertë por me humor”.