Lufta Rusi - Ukrainë: Forcat speciale hedhin në erë stacionin përforcues të dronëve rus të Detit të Zi

Forcat speciale ukrainase kanë thënë se e kanë hedhur në erë një platformë shpimi në Detin e Zi të cilin Rusia po përdorte për ta rritur gamën e dronëve të saj. Operacioni, i quajtur Citadel, u krye natën dhe gjithashtu kapi “pajisje të rëndësishme të armikut”.

Presidenti amerikan Joe Biden u ka thënë republikanëve në Kongres që të “tregojnë pak shtyllë kurrizore”, të ngrihen përballë Donald Trump dhe të ndalojnë së luajturi në duart e Vladimir Putinit, ndërsa ai pranoi se një projektligj bipartiak i negociuar në mënyrë shteruese që përfshin financimin e sigurisë për Ukrainën ka ngecur. “Të gjitha indikacionet tregojnë se ky projektligj nuk do të shkojë përpara as në katin e Senatit”- ka deklaruar presidenti amerikan. “Pse? Arsyeja e thjeshtë: Donald Trump. Sepse Donald Trump mendon se është e keqe për të politikisht”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, e ka dekretuar krijimin e një dege të veçantë të forcave të armatosura të Ukrainës kushtuar dronëve. Zelenskiy ka vënë në dukje prodhimin e dronëve në vend dhe me vendet partnere si strategjikisht jetike dhe u zotua se Ukraina do të prodhojë një milion dronë në vitin 2024.  

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer akuza për raketat e Koresë së Veriut të furnizuara ilegalisht ndaj Ukrainës dhe rrëzimit të një transporti ushtarak rus. “Deri më sot, Rusia ka lëshuar raketa balistike të furnizuara nga Republika Popullore e Kinës kundër Ukrainës në të paktën nëntë raste”- ka deklaruar Robert Wood, zëvendës ambasador i SHBA. Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, ka thënë se kishte “prova të pakundërshtueshme” që një raketë Patriot rrëzoi një Il-76 të Forcave Ajrore Ruse më 24 janar. Rusia pretendon se po transportonte ushtarë ukrainas në një shkëmbim të burgosurish, por nuk ka paraqitur asnjë provë për ta mbështetur këtë pretendim.

Një ish-komandanti të grupit mercenar rus Wagner, Andrei Medvedev, i cili luftoi në Ukrainë dhe iku në Norvegji në vitin 2023, i është refuzuar azili, por nuk do të deportohet pasi është shumë e rrezikshme ta kthesh atë, ka thënë avokati i tij.  Medvedev u arratis nga Rusia në janar 2023 përtej kufirit të saj Arktik me Norvegjinë.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka vizituar një kurs për personelin ukrainas të zbatimit të ligjit, detyra e të cilit është ta rivendosë ligjin dhe rendin në territoret e kthyera nga kontrolli rus. Ky ligj e mbulon arrestimin e banorëve të rrezikshëm, si dhe trajtimin e krimeve të luftës dhe varrezave masive. “Zbulimi i varrezave masive dhe më pas duhet të informoni të afërmit, kjo nuk është shaka, kjo është diçka që duhet bërë me kapacitete adekuate psikologjike”- ka thënë Borrell. Trajnimi drejtohet nga xhandarë nga vendet e BE-së, duke përfshirë Francën, Spanjën, Portugalinë dhe Lituaninë./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala