Lufta Izrael - Hamas, shifrat e fundit të vdekjeve
Izraeli e ka granatuar Rripin e Gazës për të shtatën ditë radhazi, ndërkohë që kjo enklavë e rrethuar palestineze po përballet me një katastrofë humanitare në rritje.
Izraeli i ka urdhëruar 1.1 milion njerëz të zhvendosen në jug të Gazës brenda 24 orëve, duke rritur frikën se një operacion tokësor izraelit është i afërt.
Izraeli thotë se rreth 300,000 trupa izraelite janë grumbulluar pranë Gazës dhe po përgatiten për luftë me Hamasin.
Më shumë se 423,000 njerëz tani janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Gaza për shkak të bombardimeve izraelite dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se sistemi shëndetësor i Gazës ka arritur “pikën e thyerjes” dhe ka pak kohë për ta parandaluar një katastrofë humanitare.
Banorët në Gaza janë dyndur në spitale dhe shkolla të Kombeve të Bashkuara për siguri, duke shpresuar se Izraeli do t’i bindet ligjit ndërkombëtar dhe nuk do t’i sulmojë ato koordinata.
Megjithatë, vendet e strehimit gjithashtu nuk kanë qenë të lira nga sulmet izraelite./Al Jazeera
Përgtiti: Nuhi Shala