Llugaliu: Në veri personat e arrestuar për kontrabandë nuk u gjykuan, kam njohuri se janë pjesë e bizneseve

Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka thënë se në vitin 2015 janë arrestuar 12 persona në veri të vendit për kontrabandë me barna dhe duhan.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” bëri të ditur se gjykimi i tyre nuk ka marrë epilog ende.

“E di që janë së paku tetë grupe që inteligjenca e Doganës në këto 7-8 vitet e fundit bashkë me Policinë ka identifikuar në veri. Me një rast bukur të madh të hetimit në vitin 2015 i kemi arrestuar 12 persona, kanë qenë në hetime 45. Kallëzimi penal është bërë për të gjithë. Me sa kam njohuri nuk ka kurrfarë epilogu, rasti është në Gjykatën Themelore në Mitrovicë”- ka thënë ai.

Sipas tij, këta persona sot janë pjesë e bizneseve të ndryshme.

“Këto arrestime kanë qenë për kontrabandë me barna dhe duhan. Me sa kam njohuri tash këta njerëz janë aktivë në biznese të ndryshme”- shtoi tutje Llugaliu.