Lladrovci ngushëllon familjet e dy grave të vdekura në aksidentin në Korroticë të Ulët

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjet e dy grave që kanë vdekur në aksidentin e rëndë që ka ndodhur sot në Korroticë të Ulët.

Lladrovci po ashtu u ka uruar shërim të shpejtë personave të tjerë që kanë mbetur të lënduar nga ky aksident.

I pari i Drenasit u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar në trafik.

Në aksidentin që ka ndodhur sot pasdite, në Korroticë të Ulët, ku janë përfshirë dy vetura në lëvizje kanë mbetur të vdekura dy gra, njëra 26 dhe tjetra 45 vjeç dhe janë lënduar katër persona të tjerë, të cilët janë duke marrë trajtim mjekësor në QKUK.