LIVE - Problemet me Kodin Civil

Sonte në emisionin #KallxoPernime ndiqeni debatin ‘Problemet me Kodin Civil’.

Në këtë debat do të diskutohet për:

– Si do të zhbllokohet Kodi Civil i cili ende s’po mund të aprovohet në Kuvend?

– Kur do e dërgojë Ministria e Drejtësisë Kodin Civil në Kuvend?

– A i rregullon Kodi Civil martesat mes dy gjinive?

– Pse Vetëvendosje s’ka biseduar me deputetët mospajtues lidhur me këtë ligj?

– Nëse s’i ka votat, pse LVV nuk është duke e filluar dialogun me opozitën për ta kaluar në Kuvend Kodin Civil?

– Që sa vjet s’po punon sistemi elektronik për votime në Kuvendin e Kosovës?

Të ftuar në emision janë:

Eliza Hoxha – Deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, Nazlije Balaj nga Ministria e Drejtësisë, Arbër Nuhiu nga Organizata CSGD, Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë dhe Përparim Rama, Kryetar i Prishtinës.

Emisioni transmetohet sonte nga ora 22:15 në RTV Dukagjini dhe në Facebook të KALLXO.com