Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Drejtoria e Hetimit për Krime Kibernetike në Policinë e Kosovës kanë arrestuar një burrë nën dyshimin se ka kryer veprën penale keqpërdorim i fëmijëve në pornografi.

Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur në Ferizaj të martën rreth orës 13:30.

Zyrtarët policorë arritën që pas veprimeve hetimore, të identifikojnë e më pas edhe arrestojnë të dyshuarin.

Mirëpo, në raportin 24-orësh policor u tha se pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.