Ilustrim

Lipjan, arrestohet një burrë pasi kanosi gruan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur gruan e tij.

Sipas forcave të rendit, rasti ndodhi të mërkurën më 13.03.2024 në Smallushë të Lipjanit.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar,  e ka kanosur dhe sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor” – thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.