Foto: AP/Evgeniy Maloletka

Lind gruaja që i mbijetoi shpërthimit të maternitetit në Mariupol

Një grua shtatzënë që mbijetoi nga shpërthimi i një spitali të maternitetit në Maripuol, ka sjellë në jetë një vajzë.

Gruaja, Mariana Vishegirskaya që u bë virale nga disa fotografi të shkrepura nga AP, ishte mes një numri grash në maternitetin e Mariupolit që i mbijetuan granatimeve, raporton CNN.

Ajo lindi fëmijën e saj në një spital tjetër të enjten, tha tezja e saj Tatiana Liubchenko për CNN.

“Sipas bisedave tona të mëngjesit të kësaj të premte, Marianna ishte mirë dhe ata e quajtën vajzën e saj Veronica. Ata thirrën rreth orës 10 të mëngjesit [e premte]. Ajo lindi mbrëmë në orën 22:30 dhe fëmija lindi i shëndetshëm dhe rreth 3 kg, por nuk kishte energji elektrike”, tha Liubchenko.

Halla e Vishegirskaya shqetësohet për përkeqësimin e kushteve në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

“Por ne morëm informacionin se u mbaron uji dhe ushqimi i njerëzve atje dhe jemi shumë të shqetësuar, sepse korridori i evakuimit nuk hapet dhe rusët nuk lejojnë, ushqimi nuk vjen. Dhe është shumë ftohtë atje dhe ata nuk mund të ngrohen. Mendoj se ajo lindi në spitalin numër 2 në Mariupol, “,shtoi Liubchenko.

Ajo tha se shpreson që të sigurohen kushte të mjaftueshme që foshnja të qëndrojë e shëndetshme.

Familja u përpoq të thërriste Vishegirskaya gjatë gjithë ditës, por përpjekjet e tyre ishin të pasuksesshme./CNN