Orteku, ilustrim Foto: Pixabay

Një grua nga Britania vdes nga orteku në Alpet franceze

Një grua nga Britania e Madhe, 45-vjeçare, ka vdekur nga një ortek teksa po ecte me dy persona të tjerë në Alpet franceze, thanë shërbimet e shpëtimit.

Aksidenti ndodhi të shtunën në akullnajën Argentiere, një nga akullnajat më të mëdha të Mont Blanc.

Punonjësit e shpëtimit dhe një mjek u dërguan me helikopter për ta shpëtuar atë.

Por ata nuk ishin në gjendje ta ringjallën gruan, tha koloneli Bertrand Host i njësisë së shpëtimit malor.

Policia ka nisur hetimet për vdekjen e gruas./BBC