Ilustrim

Leposaviq, arrestohet dhe lirohet i dyshuari për kontrabandim të 880 litrave naftë

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në Leposaviq, pasi që i njëjti dyshohet se ka tentuar të kontrabandoj 880 litra naftë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në automjetin e të dyshuarit janë gjetur 880 litra naftë të kontrabanduara.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 14:00.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

Ndërsa, automjeti dhe derivatet e gjetura janë dërguar në terminalin doganor.