Foto: KALLXO.com Ilustrim

Lëndohet zyrtari policor deri sa po arrestonte një të dyshuar, dy persona dërgohen në mbajtje

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se penguan dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fadil Rrustemi” në Skenderaj. Policia ka njoftuar se të dyshuarit përveç pengimit kanë kërcënuar zyrtarët policor.

Kjo pasi që të njëjtit ishin ndaluar në një pikë kontrolli nga policia dhe njëri nga ta kishte refuzuar që t’i prezantoj dokumentet e tjetri ka penguar arrestimin.

Gjatë futjes nën kontroll të njërit nga të dyshuarit, policia ka njoftuar se njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime dhe ka marr tretman mjekësor.

Tretman mjekësor kanë marr edhe dy të dyshuarit. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.