Lëndohet një polic në protestën e OVL - UÇK

Një polic ka pësuar lëndime gjatë protestës e cila është duke u mbajtuar para Kuvendit të Kosovës nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  – OVL – UÇK.

KALLXO.com është duke raportuar drejtpërdrejt nga kjo protestë.

Veteranët janë duke tentuar që të hyjnë brenda objektit të Kuvendit.

Ata po kundërshtojnë mospërfshirjen e veteranëve në Projektligjin për Pagat.