Lëndohen pesë punëtorë në ndërtesën 44 katëshe në Prishtinë

Pesë punëtorë kanë pësuar lëndime gjatë kohës sa kanë qenë duke punuar në ndërtesën 44 katëshe  në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 10:00, ku kemi pranuar informatën se në rrugën “Robert Doll”, Prishtinë derisa kanë qenë duke punuar në një ndërtesë, janë lënduar persë persona”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin  po merren njësitet policore në koordinim me institucionet përkatëse.