Foto: Kallxo.com

LDK thërret konferencë për media një ditë pas pezullimit të dekretit për Hotin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për media sot prej orës 14:00.

Kjo konferencë vjen një ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezulloi dekretin e Presidentit Hashim Thaçi ku parashihte votimin në Kuvendin e Kosovës për kryeministër, Avdullah Hotin.

“Sot (e shtunë), më datë 2 maj 2020, në orën 14:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie, në senlinë qendrore”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Partia e Isa Mustafës prishi koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje më 25 mars me anë të një mocioni mosbesimi në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa, filloi diskutimet dhe lidhi koalicion me AAK-në e Ramush Haradinaj, Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, Listën Serbe dhe partitë tjera të pakicave.