Largohen pengesat e vendosura në rrugën për në Shtërpcë

Qytetarët e Shtërpcës kanë filluar që të largojë pengesat e vendosura në rrugë nga vetë ata.

Megjithatë prezentë janë parë një numër i madh i qytetarëve në vendin ku ishte e vendosur pengesa.

Ekipi i KALLXO.com po qëndron në vendin e ngjarjes ku më parë është parë e pranishme një pengesë e vendosur nga banorët lokalë në hyrje të Shtërpcës.

Rruga ishte bllokuar përmes vendosjes së gomave dhe degëve të drunjve.

Bllokimi i rrugëve erdhi pas plagosjes së një 11 dhe 21 vjeçari.

 

22:09

Për shkak të plagosjes së 11 dhe 21 vjeçarit në Shtërpcë, banorët kanë bllokuar rrugët.

Ekipi i KALLXO.com po qëndron në vendin e ngjarjes ku është parë një barrikadë e vendosur nga banorët lokalë në hyrje të Shtërpcës.

Sipas pamjeve, banorët kanë barrikaduar rrugën duke vendosur goma të veturave dhe degë të drunjve.

Një numër i madh i qytetarëve shihen pranë barrikadave teksa situata po monitorohet nga Policia e Kosovës.

 

21:34-  Qytetarët bllokojnë rrugët në Shtërpcë

Për shkak të plagosjes së 11 dhe 21 vjeçarit në Shtërpcë, banorët kanë bllokuar rrugët.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.

Ekipi i KALLXO.com po qëndron në vendin e ngjarjes ku është parë një barrikadë e vendosur nga banorët lokalë në hyrje të Shtërpcës.

19:50-Spitali i Gracanicës: Të plagosurit janë më gjendje stabile

Bosko Odaloviq, kirurg në Spitalin e Garaçanicë, tha për mediat se të dy serbët e plagosur sot në afërsi të Shtërpcës, janë pranuar me plagë nga armë zjarri dhe janë duke trajtuar  në Spitalin e Graçanicës.

Ai tha se gjendja e të plagosurve është stabile.

“Gjendja e pacientëve është stabile dhe do të respektohet i gjithë protokolli për trajtimin e tyre… Janë në gjendje stabile, te ne dhe s’ka nevojë që të transferohen diku tutje”- ka thënë për media dr. Odaloviq.

18:57-Bllokohet rruga për të hyrë dhe dalë nga Shtërpca

Rrugët për të hyrë dhe dalë nga Shtërpca, janë bllokuar nga banorët.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.

18:51-Plagosja e dyfishtë në Shtërpcë, i përfshirë një pjesëtar i FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se në këtë rast është i përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndaj të cilit Mehaj tha se do të trajtohet sipas rregulloreve dhe ligjeve që janë në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Tani u njoftova se në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë. I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë”- shkruan Mehaj.

17:40-Plagosja e dyfishtë në Shtërpcë, arrestohet një i dyshuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar me inicialet A. K. për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.

“Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A. K. (M/K) i moshës 33 vjeçar”- thuhet në njoftim.

Sipas policisë, i dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore.

17:27-Plagosen dy persona në Shtërpcë me armë zjarri

Dy persona dyshohet se janë plagosur me armë zjarri nga një person ose disa persona të panjohur të cilët u thanë se ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje.

Automjeti u tha se po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe se personat e lënduar janë një 11 vjeçar dhe tjetri rreth 31 vjeçar.

Ngjarja sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ka ndodhur sot rreth orës 15:19 në fshatin Drajkovc të Shtērpcës.