Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Plagosja e dyfishtë në Shtërpcë, arrestohet një i dyshuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar me inicialet A. K. për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.

“Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A. K. (M/K) i moshës 33 vjeçar”- thuhet në njoftim.

Sipas policisë, i dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore.

Më herët, polica njoftoi se sot (06.01.2023) rreth orës 15:19 ka pranuar një informatë se në fshatin Drajkovc të Shtërpcës janë plagosur dy persona, njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 31 vjeçar. Po sipas policisë, ata janë plagosur me armë e zjarrit nga personat të panjohur të cilët ishin me një automjet në lëvizje që qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt.

Plagosen dy persona në Shtërpcë me armë zjarri