
Bllokohet rruga për të hyrë dhe dalë nga Shtërpca
Rrugët për të hyrë dhe dalë nga Shtërpca, janë bllokuar nga banorët.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.
Më herët, KALLXO.com raportoi për plagosjen e dy personave, 11 vjeçar dhe 31 vjeçar në Shtërpcë.
Në lidhje me këtë rast Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar me inicialet A. K. për plagosjen e dy personave.
Ndërkaq ministri i Mbrojtje, Armend Mehaj ka njoftuar se në këtë rast është i përfshirë një pjestar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sot gjatë ditës, në redaksinë e KALLXO.com janë dërguar disa fotografi ku shihet një grumbull qytetarësh të mbledhur në rrugën Shtërpcë – Ferizaj.
Në këtë foto po ashtu është parë që qytetarët mbanin në duar një flamur të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë brenda saj.