Jarinjë, 02.10.2021 - FOTO - Adelina Ahmeti - KALLXO

Jarinjë, njëra korsi e rrugës mbetet ende e bllokuar, serbët insistojnë që fillimisht të largohen Njësitë Speciale të Policisë - Pamje

Serbët në Jarinjë nuk i largojnë të gjithë barrikadat pa u tërhequr policia fillimisht

Në Jarinjë ende po vazhdojnë të qëndrojnë disa barrikada të cilat kanë bllokuar njërën nga korsitë e rrugës, ndërsa policia ende nuk ka marrë urdhër për tërheqje.

Siç mëson KALLXO.com kërkesa e qytetarëve serb është që të largohen policia fillimisht e më pas makineritë e mbetura.

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë parasheh që largimi i policisë dhe barrikadave të bëhet prej orës 8 në mëngjes deri në orën 16:00.

Në anën tjetër forcat e KFOR-it janë vendosur në pikën e parë, aty ku policia ka ndaluar vazhdimin e barrikadave drejt pikës kufitare Jarinjë.

Jarinjë, 02.10.2021 – FOTO – Adelina Ahmeti – KALLXO
Jarinjë, 02.10.2021 – FOTO – Adelina Ahmeti – KALLXO
Jarinjë, 02.10.2021 – FOTO – Adelina Ahmeti – KALLXO
Jarinjë, 02.10.2021 – FOTO – Adelina Ahmeti – KALLXO