Spitali i Gracanicës: Të plagosurit janë më gjendje stabile

Bosko Odaloviq, kirurg në Spitalin e Garaçanicë, tha për mediat se të dy serbët e plagosur sot në afërsi të Shtërpcës, janë pranuar me plagë nga armë zjarri dhe janë duke trajtuar  në Spitalin e Graçanicës.

Ai tha se gjendja e të plagosurve është stabile.

“Gjendja e pacientëve është stabile dhe do të respektohet i gjithë protokolli për trajtimin e tyre… Janë në gjendje stabile, te ne dhe s’ka nevojë që të transferohen diku tutje”- ka thënë për media dr. Odaloviq.

Pasditen e sotme dy serbë të rinj janë plagosur me armë zjarri në afërsi të Shtërpcës nga një makinë në lëvizje.

Ndërkohë, polica ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar, A. K. 33 vjeçar, për këtë rast.

Plagosja e dyfishtë në Shtërpcë, arrestohet një i dyshuar