Lajçak në Kosovë flet për pritjet nga dialogu Kosovë-Serbi dhe raportin me SHBA-në

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi ka thënë se presin bashkëpunim të afërt me SHBA-në sa i përket procesit të negociatave.

Në një konferencë për media në Prishtinë, Lajçak shtoi se gjithçka që është arritur në dialog është rezultat i punës së përbashkët dhe të ngushtë mes BE-së dhe SHBA-së.

“Kjo është pikërisht ambicia që të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë dhe presim bashkëpunim shumë të ngushtë me SHBA-në”, ka thënë Lajçak pas takimit me presidentin Thaçi.

Ai theksoi se emërimi i tij në këtë pozitë tregon për seriozitetin dhe angazhimin e BE-së në dialog.

“Emërimi im nga 27 shtetet e Bashkimit Europian është një shenjë e qartë se BE është shumë serioze kur bëhet fjalë për rajonin, kur është fjala për Kosovën në veçanti dhe mandati im është gjithashtu shumë i qartë, për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese mes Kosovës dhe Serbisë që do të normalizojë marrëdhëniet dhe do të zgjidhë të gjitha problemet dhe do të jetë e pranueshme për vendet e rajonit dhe vendet anëtare të BE-së”, tha ai.

Ai shtoi se pret që procesin e dialogut të nsiur më 2011 ta sjell një përfundim të suksesshëm.

“Kjo është ajo që dua të bëjë dhe takimi me presidenti Thaçi ishte mjaft i dobishëm dhe konstruktiv”, shtoi ai.

Thaçi pas takimit me Lajçakun: Procesi i dialogut të fillojë me liberalizim të vizave e të përfundojë me njohje reciproke

.