Foto: KALLXO.com

Thaçi pas takimit me Lajçakun: Procesi i dialogut të fillojë me liberalizim të vizave e të përfundojë me njohje reciproke

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka thënë se i ka konfirmuar përfaqësuesit të BE-së se procesi i dialogut me Serbinë duhet të fillojë me liberalizim të vizave dhe të përfundojë me njohje reciproke.

Presidenti përmes një konference për media theksoi se e ka informuar Lajçakun për progresin dhe reformat e arritura në Kosovë.

“Kosova ka një alterantivë të vetme që të jetë pjesë e BE-së. Presim nga shtetet mike që gjithë këtë trazicion 20 vjeçar ta mbështesin liberalizimin e vizave. Diskutuam për angazhimet që z.Lajçak do t’i ketë për dialogun Kosovë-Serbi. Sigurisht çdo angazhim është i mirëseardhur. Dua të besoj që do të kemi veprime dobiprurese për dy popujt tanë”, tha presidenti.

 

Presidenti Hashim Thaçi takohet me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak

Presidenti Hashim Thaçi takohet me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 16 juin 2020