Ujësjellësi (Ilustrim). Foto: Kallxo.com

Lagjet që nuk do kenë ujë nesër si shkak i punimeve në gypin e Badovcit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka njoftuar se nesër do ketë vazhdim të punimeve në gypin e Badovcit që përcjell ujin në rezervuarin e Mirditës.

“Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit në tërë zonën e shërbimit ju njoftojmë se, nesër më datë 29 gusht 2020 e shtunë, KRU ” Prishtina ” sh.a. ka planifikuar punime teknike në gypin e ujit nga çeliku fi 600 mm që vije nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës,” thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se  ndërprerje të ujit do ketë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 20:00 të mbrëmjes në disa lagje të Prishtinës dhe zonat përreth.

“Nesër duke filluar nga ora 08:00 – 20:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm këto zona: Komuna e Graçanicës, Hajvalia, Veterniku, Matiqani ( konsumatorët që janë të kyçur në gypin e çelikut), zona qendër e lagjes Bregu i Diellit, një pjesë e Aktashit dhe një pjesë e Lagjes së Muhaxhirëve në Prishtinë,” thuhet tutje në njoftim.

Ujësjellësi thekson se si shkak i ndërprerjes për mbi 6 orë, autocisternat do të jenë në terren për furnizim më ujë për konsumatorët e prekur nga këto punime teknike.

Këto punime janë vazhdimësi e ndërhyrjes që u bë më datë 26 gusht.