Kylian Mbappe, ja pse doja largimin nga PSG

Futbollisti francez, Kylia Mbappe e ka pranuar se ka dëshiruar largimin nga skuadra e PSG-së këtë sezon gjatë stinorit të verës.

Ai është shprehur se ka shprehur dëshirën të largohet qysh në muajin korrik.

“Unë kërkova të largohesha [në korrik] sepse nga momenti që nuk doja të zgjatja kontratën, doja që klubi të merrte para nga transferimi im, për të gjetur një zëvendësues cilësor. Doja të largohesha duke i respektuar, thashë: nëse nuk doni që unë të largohem tani, atëherë do të qëndroj”, është shprehur Mbappe.

Mbappe ishte pritur që të bashkohet në ekipin e Realit por transferimi i tij kishte dështuar në fund.

Ai pritej që t’i kushtonte Realit 170 milionë euro por që kjo mbeti vetëm ofertë në letër.