Ky është futbollisti që i mbeti peng Alex Fergusonit në 26 vitet si trajner i Manchester United

Ish trajneri i Manchester United, Alex Ferguson ka zbuluar emrin e futbollistit që nuk kishte të arritur ta transferonte në kohën sa ishte trajner i Manchester United. Është Paul Gascionge futbollisti që për të cilin Ferguson ka folur, duke thënë se Manchester United nuk arriti ta transferonte pasi ai kishte zgjedhur Totteham para United.

Po ashtu Gascionge kishte shkruar në librin autobiografikë të tij se i kishte premtuar Fergusonit që do të transferohej nga Newcastle në Manchester United raporton Goal.com.

Ai pas transferimit në Totteham e vazhdoi karrierën edhe në ekipin italian Lazio.

Ferguson ka thënë se nëse Gascionge do të transferohej në Manchester United ai do të kishte një karrierë shumë të mirë.

“Ai ishte absolutisht fantastik. Unë mendoj se nëse do ta kishim atë, ai do të kishte një karrierë të madhe. Unë nuk jam duke thënë se ai nuk kishte një karrierë të mirë, por ai do të kishte një karrierë më të mirë me ne’’, është shprehur Ferguson.

Po ashtu ai tregoi edhe historinë e mos transferimit të tij tek United.

“Ai premtoi të nënshkruante për ne dhe unë shkova me pushime. Mora një telefonatë nga Martin Edwards duke thënë se kishte nënshkruar për Tottenhamin. Ai nënshkroi për Tottenham sepse ata i blenë nënës së tij një shtëpi për 80,000 paund. Nuk mund ta besoja, ai ishte një lojtar fantastik’’, ka thënë Ferguson.