Vedat Muriqi pritet me ‘korridorin e nderit’ në stërvitjen e parë te Mallorca

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriq gjatë këtij afati kalimtar dimëror u transferua nga Liga e Italisë në atë të Spanjës.

Muriq u transferua nga Lazio në drejtim të Malloracas. Ai sot gjatë ditës ka filluar edhe përgatitjet me ekipin e ri.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi spanjoll përmes postimeve në Twitter.

Në pamjen e parë shihet Muriq duke u pritur nga bashkëlojtarët ndërsa në foton e dytë shihet Muriq gjatë stërvitjeve me klubin spanjoll.

Muriq nuk gjeti hapësirë të mjaftueshme te Lazio.