Foto: Kuvendi i Kosovës

Kuvendi votoi ndryshimet në Kodin Penal dhe të Procedurës Penale

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Për këtë Ligj kanë votuar 62 deputetë të Kuvendit, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Në seancën e sotme, u miratuar edhe Ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Ky ligj ka marrë 64 vota të deputetëve të Kosovës, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër e asnjë abstenim.

Me 64 vota për u miratuar edhe Ligji për Prokurorinë Speciale.

Këto pika të rendit të ditës u votuar në shqyrtim të dytë, ndërsa nuk pati diskutime nga deputetët.

Deputetët e partive opozitare, ndonëse të pranishëm në sallën e Kuvendit, ata nuk morën pjesë në votimin e këtyre pikave.

Në tetor të vitit 2022, Qeveria e Kosovës kishte miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Kosovës, në të cilin, testimin e virgjërisë e ka klasifikuar si vepër penale.

Përmes këtij ndryshim-plotësimi, parashihej ashpërsimi i dënimeve kundër personave që shpallen fajtorë për veprat penale “Dhunim”, “Sulm seksual” dhe “Dhunë në familje”.

Ndryshimi i Kodit Penal, testimi i virgjërisë pritet të bëhet vepër penale