Kuvendi miraton buxhetin për Komisionin Hetimor në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022

Me 87 vota për asnjë kundër dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ,  ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Sipas kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca ky buxhet përfshinë një vlerë prej 23 mijë e 720 euro.

Kuvendi gjithashtu ka miratuar me 83 vota Projektligjin për ratifikimin e Traktatit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane.